Debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, nuk kanë munguar ditën e sotme. Por pavarësisht kësaj, edhe momentet e bukura dhe të qeta mbizotërojnë në shtëpi.
Teksa Stenaldo po bisedonte me Mirin, Selin ka shkuar pranë tyre dhe ka përqafuar Stenaldon. Duke bërë shaka i thotë se nuk e ka më shok se i bërtet pa fund si dhe shton se me të nuk ka lojë.
“As unë nuk kam qenë kurrë në lojë me ty. Ne do të takohemi vetëm në raste gëzimesh, festash, po nuk luajtëm fare”, i përgjigjet menjëherë Stenaldo.
Më pas Selin e puth në dorë Stenaldon dhe ky dëgjohet të thotë: “A të vdes”.

Pjesë nga biseda:
Selin: Ti nuk je më shoku im se më bërtet mua pa fund
Stenaldo: Do të bërtas
Selin: Je shoku im prapë
Stenaldo: A ke thënë se këtu jemi dhe në lojë dhe njerëz
Selin: Po, unë me ty nuk kam lojë
Stenaldo: As unë nuk kam qenë kurrë në lojë me ty. Ne do të takohemi vetëm në raste gëzimesh, festash, po nuk luajtëm fare.
Selin: Bëj shaka, do luajmë që çke me të
Stenaldo: Po ju afrove shumë tjetrit do e njohësh, po e njohe, vjen natyrshëm ajo që quhet lojë. Se kjo është loja këtu brenda, të bësh një gjë që mua nuk më pëlqen kur ty të kam xhan. Kjo është gjëja më e madhe e lojës këtu brenda.


