Aleancat brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ndryshojnë herë pas here. Teksa u duk se ishte krijuar një grup i bukur shoqëror mes Selin, Gimbo, Greta, Shëndriti, Mateo dhe Brikena, në fakt gjërat nuk janë ashtu.
Tani që katër prej tyre janë në nominim: Selin, Gimbo, Mateo dhe Brikena, kanë nisur dhe debatet e para mes tyre. Ndërkohë duket se Greta po mundohet që të nxjerrë keq këto dy të fundit, në mënyrë që të shpëtojë kunatën.
Ditën e sotme, ajo ka patur një debat me Brikenën, ku në një moment i është kthyer banores duke i thënë:
“Për ty kanë dalë shumë hipoteza, kështu që kujdes”.
Pjesë nga debati:
Brikena: Ti po e përdor kunatën tënde për të ecur në lojë në të gjitha mënyrat e mundshme.
Greta: Ti po përdor Mateon që asgjë nuk do keni jashtë, je super false
Brikena: Ku e di ti që s’do kemi asgjë jashtë
Greta: Turp të të vijë se të kam mbrojtur gjithmonë. Po ti je shoqe bespremë
Brikena: Ti je bespremë me kunatën tënde. Ti thua ‘unë jam lojtare e fortë, do ta nxjerr nga shtëpia, është armikja ime më me madhe’.
Greta: Jemi në lojë
Brikena: Ti për lojë shet dhe kunatën tënde, raportin me kunatën tënde
Greta: Edhe ju keni patur një lidhje jashtë dhe keni ardhur me të gjitha kartat
Brikena: Më herët thoje unë besoj te raporti juaj
Mateo: Ti ke dashur për të krijuar situata me Selin se e dije që të fal dhe nuk të sulmon
Greta: Selin e di shumë mirë se pse kam thënë që është false, për të dhënë një mesazh jashtë
Brikena: O Greta a nuk po e kupton që as ajo s’po të duron më, për falsitetin tënd nuk po të duron.
Mateo: Më ke thënë mua që Selin është false
Greta: Brikena i di të gjitha
Brikena: Ti e dashur mundohesh në të gjitha mënyrat me shfrytëzuar raportin tënd me kunatën
Greta: Shiko raportin tënd me Mateon
Brikena: Ça situate ke këtu brenda përveç raportit tënd me kunatën
Greta: Kam qenë kundër Mirit, Juelës, Rogertit, kundër shumë njerëzve këtu.
Mateo: Shumicën e situatave i ke krijuar me Selin, ke shpif ose e ke akuzuar. Ke dalë në Prime shumë keq, të kam thënë po merr rolin e kunatës së keqe, Selin s’të kundërshtonte dhe ti dilje mirë
Brikena: Ti nuk ke guxim me ia thënë gjërat në fytyrë, dole e the sikur familja e saj ka thënë Rogerti do të futet brenda sikur Selin e ka ditur
Greta: Nuk të jap llogari fare ty, ti shiko dajën e xhaxhain, shiko familjen tënde, s’ka nevojë të futesh në familjen time.
Brikena: Ti e fute familjen e saj.
Greta: Unë them atë që dua, realitetin e them. Nëse familja më tha këtë, unë do e them
Brikena: Ti me Luizin le të kuptoje se ajo ka dikë jashtë
Greta: Brikena dhe ti the se kam folur me Mateon për ca muaj, po doli se ishit të lidhur, ishit puthur. Hajde Brikena se nuk je e larë dhe e shpërlarë me flori, më beso, se edhe për ty kanë dalë shumë hipoteza, kështu që kujdes




