Teksa ditët kalojnë, debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, duket se shtohen. Mbrëmë, Vëllai i Madh iu dha një sfidë banorëve, të cilët duhej të ndaheshin në çifte.

Stelina dhe Ina u vendosën përballë njëra-tjetrës, në lojën ku duhej të mbanin të shtypur një pulsant që nuk duhej të fikej. E teksa të dyja ndodheshin te dhoma e surprizave ku zhvillohej sfida, nuk munguan as përplasjet mes tyre.

Në një moment, Ina i përmendi Stelinës një histori personale që ajo e ka treguar në emisionin “Për’puthen”, teksa kjo e fundit iu kthye duke i përmendur puthjen e saj me Keijsin.

Pjesë nga debati:

Ina: Ti ke thënë ‘që kur ka ndërruar jetë im atë, nuk e di ku është varri i tij’.

Stelina: Vetëm kaq di publiku. Cila është arsyeja pse unë nuk flas me babin tim, atë e di unë.

Ina: Unë s’e di.

Stelina: As ke për ta ditur.

Ina: Një njeri që ka ndjenja… Ti mohon babin tënd, na tregon tani dashurinë që ke për Keijsin.

Stelina: Nuk do e arrish ta kuptosh ndonjëherë pse. Ti je femër e përkëdhelur dhe je mësuar të futesh mes çifteve.

Ina: Po, më ka përkëdhelur familja ime.