Teksa ishin duke biseduar me njëri tjetrin G Bani i është drejtuar Rozanës duke i thënë:

Njerëzit duan të qeshin, nuk duan drama. Sa shikojnë drama ikin me vrap.

Rozana:

Pse bëhesh kaq agresiv, çfarë ndodh me ty?

G Bani:

Më aktiviziohen mekanizma mbrojtëse.

Rozana:

Çfarë të ka ndodhur?

G Bani:

Raste dhune.

Rozana:

Pse e shfaq edhe te vajzat, nervozohesh, bërtet. Pse nuk je i butë me vajzat? Ti ke pasur partnere, ke ndejtur gjatë me to. Femra edhe nëse bërtet, është femër. Ti tani me dash më mbyt, je i fortë nga natyra por pse më mbyt me fjalë? Ti nuk tërhiqesh kurrë.

G Bani:

Nuk jam mësuar të më bërtasin femrat. E di që është gabim se vetëm përkeqësohen gjërat. Këtu nuk të lënë të flasësh.