Mbrëmjen e djeshme ka patur debate shumë të forta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Rogerti ka debatuar me disa prej banorëve, përfshirë edhe Mateon.
E gjitha ka nisur me një fjalë që i tha Gretës dhe më pas një pyetje që i bëri Selinës për jetën e saj seksuale. Teksa ndodhej në kuzhinë, Egi i thotë se ‘është shumë e shëmtuar’ dhe ai iu kthye ‘mund të të bëj të njëjtën pyetje me dasht’.
Këtu ndërhyn Mateo që i thotë e nëse i bëhet një pyetje e tillë familjarëve të tij dhe Rogerti iu kundërpërgjigj duke i përmendur motrën.
Pjesë nga debati:
Egi: Shumë shëmtuar
Rogerti: Mund të të bëj të njëjtën pyetje me dasht
Mateo: Femrave jashtë kështu ua bën pyetjen ti?
Rogerti: Unë jam gazetar
Mateo: Shoqet e tua kështu i pyet
Egi: Gazetar, kush ta dha ty këtë
Rogerti: Mund të të pyes dhe ty, ke për detyrë me thënë ‘ik o çun’
Mateo: Pyetje gazetari, pyete familjarin tënd a i pëlqen seksi
Rogerti: Shkojmë ta pyesim, ja kush i fut familjarët
Mateo: Meqenëse je gazetar pra
Rogerti: Bjeri familjarët e mi. Mund të bëj dhe ty për motrën tënde. Ti them motrës tënde me sa meshkuj e ke bërë njëkohësisht.
Mateo: E di ça të bëj unë ty, mos më bëj si gangster
Rogerti: Ti që më përmend familjen
Mateo: Ti do më bësh provokim mua, fytyra jote
Rogerti: Ti që bën gangsterin
Mateo: Hajde të ta tregoj gangsterin. Ti jashtë nuk guxon të bësh këto pyetje. Si gazetar, si njeri, jashtë nuk guxon. Ti me mua jashtë as në botën tjetër.



