Debate të shumta kanë nisur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Ola është përfshirë në debate me Gjestin, Loredanën dhe më pas Rizartën.

Sherri mes Olës dhe Rizartës nisi pasi kjo e fundit ndërhyri në momentin që banorja po diskutonte me Loredanën.

Në një moment Rizarta e pyet Olën se ça ka bërë ajo më shumë se Loredana në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Ti boll se iu fute në krevat atij dhe tani po merresh me atë”, iu përgjigj ajo duke patur parasysh Gjestin dhe Aldon.

“Ti je futur në situata akoma më skandaloze se krevati”, i kundërpërgjigjet menjëherë Rizarta, duke i rikujtuar se ajo hyri mes Loredanës dhe Jozit.

Pjesë nga debati:

Rizarta: Po ti ça bëre?

Ola: Ti boll, se iu fute në krevat atij dhe tani po merresh me atë, se nuk po bën ndonjë gjë tjetër. Edhe ti me çuna je marrë.

Rizarta: Me çuna jam marrë dhe unë, por jo në të njëjtën mënyrë se ti.

Ola: Më keq

Rizarta: Ku qëndron më keq?

Ola: Mua më kanë ardhur ky që ke ti në krah. Me atë djalin tjetër kam patur kimi.

Rizarta: Unë nuk kam njeri në krah.

Ola: Ti iu fute Gjestit në krevat, Aldo t’u fut në krevat ty. Unë nuk ju futa kujt në krevat.

Rizarta: Ai më zgjodhi që t’i futesha në krevat, ça të duhet ty se si e bëj lojë unë. Ti je futur në situata akoma më skandaloze se krevati.

Ola: Largohu

Rizarta: Larg jam, vetëm afër teje nuk dua të rri në këtë shtëpi, vetëm afër një vajze si ti nuk dua të rri në këtë shtëpi.

Ola: Unë nuk i jam futur njeriu në krevat, unë jam e paprekshme.

Rizarta: Ishte një zgjedhje e bërë jo nga unë dhe e pranova si detyrë dhe njeriun tjetër nuk e kam në krah.

Ola: Më lër të qetë të lutëm, më lër të shijoj këtë diell.