Influencuesja italiane, Sara Ketlem, e njohur për pasionin e saj të madh ndaj Juventusit, ka tërhequr së fundmi vëmendjen në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar disa poza të reja ku shfaqet më joshëse se kurrë.

Në fotot në fjalë, Sara është e veshur me simbolet bardhezi të skuadrës torineze. Ajo pozon me krenari për ekipin e zemrës, duke i dhuruar ndjekësve një “show” të vërtetë në rrjetin social “Instagram”.

Postimet e saj janë shoqëruar me mijëra pëlqime dhe komente nga tifozët juventinë, që e kanë cilësuar si “fat të mirë” për skuadrën.