Modelja e famshme paraguaiane, Larissa Riquelme, ka vendosur që të ndryshojë skuadrën e saj të zemrës. Në vitin 2010, ajo mbështeste kombin e saj gjatë Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, duke parë nga larg se si ata përparonin në çerekfinale.
Larissa, në atë kohë fitoi shumë famë pasi u shfaq në stadium me celularin e saj që e mbante midis gjoksit. Por jo vetëm kaq, pasi ajo premtonte se do të zhvishej e gjitha në kopertinën e një reviste nëse do të kalonin në katër finale.
Megjithatë, Paraguari u eliminua nga fituesja eventuale Spanja. Dhe 12 vjet më vonë ata nuk u kualifikuan as në finalet e 2022 në Katar.
Kështu që Larisa vendosi të zgjidhte një komb tjetër të Amerikës së Jugut për të mbështetur. Ajo ndau një foto të saj të veshur me bikini një copë jeshile dhe të verdhë me temë Brazili javën e kaluar për 1.9 milionë ndjekësit e saj në “Instagram”.
Natyrisht, ajo e kompletoi look-un duke vendosur të njëjtin celular që e ndihmoi të kthehej virale në mes të gjoksit.