Miqësia e Julian Dedës dhe Erjola Doçit është komentuar shumë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3” dhe jashtë saj. Tani që reality show ka përfunduar, dy ish-banorët kanë treguar përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale se gjërat nuk kanë ndryshuar.
Pavarësisht angazhimeve të ndryshme që ata kanë, ditën e sotme kanë gjetur kohë për njëri-tjetrin dhe janë takuar.
Moderatorja e njohur ka postuar një video në “Instastory” ku shfaqet së bashku me aktorin e dashur për publikun.
“Jam këtu me zemrën time se erdhi nga Bodrumi”, dëgjohet të thotë Erjola në videon në fjalë.
Ndërkohë duke qeshur, ish-finalisti i BBV3 shton: “Erdha me i marrë një autograf Erjolës”.