E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë e ftuar gazetarja e mirënjohur Sonila Meço. Ajo është një nga emrat më të respektuar dhe më të spikatur në media prej vitesh tashmë, e cila rrallë herë zgjedh të japë intervista përtej studios së saj televizive, ndaj në këtë episod do të zbulojmë shumë detaje rreth jetës private dhe opinionit të saj për aktualitetin shqiptar.
Kryesisht kjo intervistë u fokusua në zhvillimin e protestave që janë zhvilluar këto ditë në Shqipëri. E pyetur se çfarë mendon për shprehjen e përdorur “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje e tradhtarëve”, ajo u përgjigj:
Shprehja është universale. Tani kjo çështja e vdekjes. Nuk e di kush është vdekja më e keqe ajo fizike, apo ajo shpirtërore. Kështu që bëjmë diskutim. Unë kam një moment që reflektoj. Ime bijë është në klasë të nëntë dhe kishte provimin e historisë dhe kishin pikërisht periudhën e komunizmit. Pavarësisht skepticizmit që unë kam në trajtimin e librit, por nuk është vetëm faji i librit, pasi kjo kërkon kolegj akademikësh, historianësh, studiuesish për ta trajtuar dhe për t’i vendosur në vend gjërat, por asaj i bën përshtypje që përsëritet disa herë fjalia që “në kohën e diktaturës kur shpalleshin tradhëtarët, ata shpalleshin njëkohësisht armiq të partisë, të popullit, të Shqipërisë, të atdheut, tradhëtar. Ai konotacioni i tradhtarit kur e lexon ime bijë thotë e njëjta gjë është thënë edhe për Musine Kokalari, edhe për grupin e festivalit të edicionit të 11-të. Kështu që ne kemi probleme me termat.
Si është gjendja momentalisht në vend në syrin e Sonilës?
Jemi të gjithë në këtë rast. Tirana është bërë qytet i palumtur. Do thuash ti vetëm Tirana se shkon në Londër, në Berlin, po të mërzitur, por janë palumturi të ndryshme. Pra, ne nuk jemi duke folur për palumturinë ekzistenciale në kufinjtë e mbijetesës. Ne po flasim për palumturinë bazike, që nuk të shpërblen asgjë megjithëse ti je qytetar, ke paguar taksa, nuk je larguar, e rrit fëmijën këtu, kujdesësh për prindërit pensionistë, shkon në punë, etj. Ne jemi fokusuar aq shumë në ekzistencializëm në një formë të tillë sa, nuk po them për nevojat bazike, sa politikanët thonë njerëzit janë më të pasur, është rritur standardi i jetesës. Jo, standardi i jetesës nuk matet kur dikur haje bukë me djathë e tani ke anash edhe pak ullinj, por problemi është sa ushqim i shëndetshëm është, ajri sa i pastër është, ai trafik është sepse Tirana po zhvillohet, apo se është çmendur e nuk po kontrollohet. Unë po them për gjëra bazike.
Përse u ngritën shqiptarët në protestë?
Ne është shumë e madhe. Pa asnjë lloj ngjyre e anëshmërie, mund t’i vëmë emër çfarëdo lloj grupimi, por një emërues e kanë të përbashkët: Ky model që ka zgjedhur Rama. Jo me Ramën si individ, por gjithçka që ka nënkuptuar kjo epokë. Kërkohet burg për të gjithë, por të përbashkët kanë këtë. Aty mund të ketë edhe njerëz të infiltruar, por nuk ka revolucion që nuk është bërë pis. Pavarësisht që ti mos të jesh dakort, se unë jam për betejë morale, por ky është filli i përbashkët, që do të thotë ja ka sjellë në majë të hundës të gjithëve./TOP ALBANIA RADIO
