I ftuar në emisionin “Wake Up”, eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, ka zbuluar disa fakte interesante se çfarë kërkojnë shqiptarët më shumë në “Google”.

Kallanxhi tha se qytetarët e Elbasanit kërkojnë më shumë për sëmundjet, ndërsa për ilaçet kërkojnë ata në Fier.

Pjesë nga intervista:

Enxhi: Për punën kërkojmë ne?

Tomi: Për punën kërkojmë

Neada: Si të krijojmë një CV për shembull, kërkojnë?

Tomi: Tashmë atë e bën ChatGPT në pak sekonda dhe prandaj ChatGPT është një nga fjalët më të kërkuara sot në “Google”. Por kemi akoma më trende interesante, për shembull kush kërkon më shumë për sëmundjet në Shqipëri. Cili është qyteti që kërkon më shumë për sëmundjet? Është qyteti i Elbasanit.

Neada: Çfarë kërkojnë?

Tomi: Nuk është se dalin ‘key words’. I pari ishte Elbasani, më pas Durrësi, Korça, Berati dhe Fieri. Por kemi edhe kush kërkon më shumë për ilaçet në “Google”. Qyteti që kërkon më shumë është qyteti i Fierit, gati 100 për qind. Kur flasim për suplemente fatkeqësisht del vetëm Tirana.