Tiziano Ferro është i fejuar me një drejtues emisionesh televizive. “Rrëfimi” është bërë nga vetë këngëtari gjatë një shfaqjeje të tij në spektaklin televiziv spanjoll “Una cosa que te quiero decir”.
Këngëtari, i cili ndodhet në një turne për promovimin e albumit të tij në spanjisht, ka rrëfyer se personi që i bën ti rrahë fort zemra është një moderator televiziv italian.
Një histori dashurie, që sipas Tiziano Ferro, zgjat që prej dy vitesh. Tiziano ka ironizuar për kushtet e homoseksualëve italianë, duke i thënë drejtuesit spanjoll, edhe ai gay, se në Itali “homoseksualët nuk ekzistojnë ” duke iu referuar vështirësive të hasura për të jetuar një marrëdhënie të tillë hapur dhe publikisht.
8 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)