Hap pas hapi, moderatorja Luana Vjollca po merr famë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë dhe emri i saj po lakohet edhe në mediat e huaja.
Moderatorja e dashur për publikun, Luana Vjollca, po merr fame edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Emri i saj tashmë po lakohet edhe në mediat e huaja.
Fillimisht rrëmebu një çmim të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tani ka arritur një tjetër sukses.
Luana ka zhvilluar një intervistë me revistën e njohur turke “Modda Turkey”. Madje moderatorja bukuroshe do të jetë edhe në kopertinën e muajit maj të kësaj reviste, ku shfaqet super seksi me flokët e shkurtër deri mbi supe.
“Shumë e lumtur për kopertinën dhe intervistën ekskluzive për revistën turke “Modda Turkey” të muajit maj! ✨✨✨”- shkruan Luana krahas postimit në “Instagram”.
Ndërkohë mbetet të presim për të parë intervistën ekskluzive të Luanës për revistën e huaj!