Në një intervistë për emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Amadea Stefa ka folur më shumë për energjinë, botën dhe jo vetëm.
E pyetur nga moderatori i njohur ‘për çfarë je e bindur ti, për Tokën e sheshtë apo për Tokën e rrumbullakët?’, Ambasadorja e Paqes në Austri dhe mësuesja e vetëshërimit u përgjigj duke thënë ‘unë jam për të dyja’.
“Të tjerët nuk e dinë këtë gjë. Toka në mënyrë fizike është e rrumbullakët, pra 3D. Dhe është e vërtetë, nuk është e sheshtë, është e rrumbullakët. Le të thonë çfarë të duan të tjerët, është e rrumbullakët. Por ka diçka tjetër… Nëse një person është në një dimension tjetër zhvillimi, atëherë kjo Tokë është e ndarë në toka të sheshta, që quhet “7 Bota”. Ky është një sekret që e dinë hinduistat dhe budistat në Indi, në Himalaja. Prandaj thonë që Toka është e sheshtë, prej atyre ka ardhur kjo filozofi. Por edhe nga vendet e tjera ka filluar që të vijë. Por Toka e sheshtë është si një person e percepton që është në atë nivel, dimension dhe hapësirë. Vetëm ky është ndryshimi. Por ne që jemi në 3D, e shikojmë të rrumbullakët”, tha Amadea Stefa.


