Në një intervistë për revistën ‘Playboy’, me rastin e përvjetorit të 50-të të aktorit hollivudian, Tom Cruise, ai ka dashur t’i japë fund një herë e mirë spekulimeve që qarkullojnë se ka kryer një sërë operacionesh plastike të cilat i kanë dhënë formën shumë të mirë fizike që ka aktualisht. E gjitha kjo lidhet me faktin Cruise ka ruajtur një fytyrë gjithmonë të freskët dhe një pamje pothuajse të njëjtë me atë të viteve ’80, kur u bë shumë i famshëm me filmin  “Top Gunn”. Pikërisht kjo ‘plakje e bukur’ e Cruise duket sikur i ka mashtruar fansat e tij, të cilët kanë menduar se aktori i është nënshtruar operacioneve plastike për të ruajtur pamjen e dikurshme.


“Asnjëherë nuk i jam drejtuar kirurgjisë plastike dhe as kam ndërmend ta bëj ndonjëherë një gjë të tillë”, – pohon aktori, i cili do t’i rikthehet së shpejti ekraneve të kinemasë me filmin më të ri, “Rock of Ages”, ku do të interpretojë rolin e një rockstari. Pantallona lëkure, flokët e gjatë dhe tatuazhet: kjo do të jetë pamja e re e Tom Cruise në filmin e tij më të fundit, ku duket akoma edhe më i ri se sa pamja që tregon zakonisht.


Cruise buzëqesh kur e pyesin se si ia bën që të duket gjithmonë sa gjysma e moshës së tij të vërtete: “Ndershmërisht ua them se nuk e di, vetëm punoj shumë dhe shpenzoj një kohë të madhe me familjen time”, – shprehet aktori 50-vjeçar.

Gjatë intervistës për ‘Playboy’, Cruise foli gjithashtu edhe për raportin me gruan e tij, Katie Holmes duke u shprehur se, ajo është një njëri i mrekullueshëm dhe këtë gjë çdokush e kupton menjëherë sapo flet me të. “Ajo është zbavitëse, e hijshme, kur hyj në shtëpi, unë ndjehem menjëherë shumë më mirë në praninë e saj. Jam shumë i lumtur që nga momenti që e kam takuar, pasi midis nesh ekziston një lidhje me të vërtete speciale”, – thotë Tom.

16 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)