Pas periudhës së vështirë që iu desh të kalonte si rezultat i divorcit të befasishëm me bashkëshorten e tij, Katie Holmes, aktori Tom Cruise u duk se e kishte marrë disi veten teksa dëfrehej me vajzën e tij të vetme biologjike Suri, në një pishinë gjigante të ‘Disney World’ në Florida.



Pas vendimit të Holmes për t’u divorcuar nga Tom ndërsa kishin 6 vjet martesë së bashku, për një periudhë të konsiderueshme ajo e mbajti larg vajzën e tyre 6-vjeçare, Suri nga i ati, gjë që ishte shumë e vështirë për Tom, i cili është shumë i lidhur më të bijën. 50-vjeçari dukej shumë i lumtur në shoqërinë e të bijës, e cila lahej e shkujdesur dhe me pafajësinë e një fëmije shijonte çastet argëtuese më të atin.



Humori shumë i mirë i Tom pas periudhës së vështirë të krizës që kaloi, reflektohej shumë qartë madje edhe në raport me fansat e shumtë që i afroheshin, me të cilët u tregua gjithmonë shumë miqësor, madje edhe duke i falënderuar, gjë që në fakt i çuditi shumë këta të fundit. Kohët e fundit Tom është parë të kujdeset shumë për vajzën e tij, Suri dhe ka kaluar disa ditë pushimesh me të, ndërsa ish-bashkëshortja, Katie është fotografuar duke ecur vetëm rrugëve të Nju Jorkut.



3 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)