Tom Cruise thuhet se kërkon një shumë marramendëse prej 35-40 milionë dollarësh paraprakisht për t’u rikthyer si Maverick në Top Gun 3. Burimet e afërta thonë se kërkesa e tij për pagesë të majme po ngadalëson zhvillimin e filmit, edhe pse studioja punon në skenar dhe shpreson t’i afrohet Cruise këtë vit. “Kërkesa e tij është aq e madhe sa mund ta shkatërrojë të gjithë serialin,”-pohon një burim, duke vënë në dukje se ndikimi i Cruise mund ta ndalojë filmin nëse ai largohet. Cruise më parë mori një pagë bazë më të ulët për Top Gun: Maverick, por fitoi shumë përmes ndarjes së fitimeve pasi filmi u bë një sukses i papritur në biletari sipas Radar Online.
Këtë herë, thonë burimet, “është një strukturë e ndryshme marrëveshjeje”, me Cruise që kërkon të fitojë shumë që nga fillimi. Nëse merr dritën jeshile, xhirimet për Top Gun 3 pritet të fillojnë në pranverën e vitit 2026, duke synuar një publikim në maj të vitit 2027. Cruise pësoi një humbje të papritur në arkë, pasi filmi i tij më i ri “Mission: Impossible – The Final Reckoning” u la pas nga ribërja e filmit për fëmijë “Lilo & Stitch” gjatë fundjavës së Ditës së Përkujtimit.