Një burim ka zbuluar se performanca virale e Tom Holland me këngën Umbrella ishte momenti kur Zendaya u mahnit dhe ra në dashuri me bashkëshortin e saj të tanishëm. Sipas një raportimi të gazetës britanike Mail on Sunday, aktorja e serialit Euphoria u tërhoq nga Holland pasi pa performancën e tij në emisionin Lip Sync Battle në vitin 2017. Në atë performancë, ai interpretoi hitin e Rihanna i veshur me kostum skenik, rrjeta dhe nën efektin e shiut artificial.

“Ky moment vulosi gjithçka për Zendaya-n”, citohet të ketë thënë burimi. “Jo vetëm që ishte shumë tërheqës, por tregoi edhe sa i talentuar është Tom. Duhet shumë vetëbesim që një mashkull heteroseksual të realizojë një performancë të tillë.”

Gjatë interpretimit, Zendaya u pa duke qeshur dhe duke reaguar me habi ndaj koreografisë energjike të Holland, një moment që më vonë u bë viral në rrjetet sociale.

Raporti vjen vetëm pak ditë pasi Holland konfirmoi në një intervistë për revistën Esquire se ai dhe Zendaya janë tashmë të martuar, duke i dhënë fund muajve të spekulimeve rreth statusit të marrëdhënies së tyre.

“Është shoqja ime më e mirë dhe jam më i lumtur se kurrë kur jam me të,” tha Holland. “Nuk jam ndier kurrë më i mbështetur dhe më i sigurt.”

Tom Holland zbulon sekretin e romancës me Zendaya, performanca ikonike

Çifti u lu përfol për një romancë dashurie në vitin 2017 gjatë xhirimeve të filmit Spider-Man: Homecoming, ndërsa e bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2021. Kohët e fundit, thashethemet për martesën e tyre u shtuan pasi Zendaya u shfaq me një unazë të thjeshtë martese gjatë një daljeje publike.

Performanca e Holland me “Umbrella” mbetet edhe sot një nga momentet më të komentuara të kulturës pop, ndërsa fansat e çiftit e konsiderojnë atë si fillimin e historisë së tyre të dashurisë.