Bëmat e modeles së famshme, Wanda Nara, nuk kanë fund dhe çdo ditë e më shumë dalin në skenë ngjarje të reja gjatë viteve të martesës së saj me Mauro Icardin.
Më e fundit, ka të bëjë me periudhën kur ajo e tradhtoi futbollistin e famshëm me ish-sulmuesin tjetër të Interit, Keita Balde.
Nara ka pranuar se kishte një marrëdhënie mes të dyve, por kur gjithçka me Mauron kishte përfunduar, sipas saj.
Por në fakt, informacionet e fundit në mediat argjentinase, tregojnë se prezantuesja e njohur në atë periudhë ishte ende me Icardin dhe shfrytëzonte maksimalisht edhe pasuritë e këtij të fundit.
Në emisionin “El Ejercito de la Manana”, është zbuluar se ajo i kishte bërë dhurata Keita Balde gjatë periudhës kur kishin pasur këtë histori mes tyre.
“Ajo i ka blerë dy orë dore Rolex dhe i ka blerë me kartën e kreditit të Icard-it”, është zbuluar në emisionin në fjalë, ku janë të sigurt se kjo ka qenë një nga “provat” që ish-bashkëshorti i saj ka paraqitur në gjykatë kur kërkoi divorcin.