Miliarderi belg-izraelit Ehud Arye Laniado humbi jetën gjatë një procedure estetike private në Paris.
Ndërhyrja për zmadhimin e penisit po kryhej në një klinikë luksoze të njohur. Sipas hetimeve, ndihma emergjente u thirr me vonesë prej disa orësh.

Autoritetet franceze hapën menjëherë një hetim penal. Dy kirurgë u ndaluan përfundimisht nga ushtrimi i profesionit. Njëri prej tyre u dënua edhe me burg. Mjekët pretendojnë se vdekja ishte e paparashikueshme. Por gjykata franceze i shpalli përgjegjës.