Pasditen e sotme u zhvillua ceremonia e varrimit të vëllait të mitur të këngëtarit dhe fituesit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti. Në këtë moment të dhimbshëm morën pjesë qytetarë, familjarë, miq dhe figura publike, të cilët u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit të vogëlushit.

Mes të pranishmëve ishte edhe këngëtari Xheneta Fetahu, i cili erdhi për të shprehur ngushëllimet dhe përkrahjen ndaj familjes në këto çaste të vështira. Xheneta kishte shprehur ngushëllimet edhe dje përmes një instastory, duke shkruar: “Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij, Zoti u dhëntë forcë dhe durim në këto kohë të rënda, ndërsa shpirti i tij pushoftë në paqe dhe dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet gjithmonë në zemrat tuaja.”