Një lajm i dhimbshëm ka tronditur komunitetin e futbollit në Shtetet e Bashkuara, pasi bashkëshortja e mesfushorit të St. Louis City, Eduard Löwen, ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare. Ilona Löwen u nda nga jeta më 9 mars pas një beteje dyvjeçare me kancerin në tru. Lajmi u konfirmua nga klubi i St. Louis City, i cili shprehu ngushëllimet për futbollistin dhe familjen e tij.

Në reagimin zyrtar, klubi theksoi se Ilona ishte një shembull i dashurisë, përulësisë dhe mirësisë, duke shtuar se komuniteti i klubit qëndron pranë familjes Löwen në këtë moment të vështirë. Eduard Löwen, 29 vjeç, kishte marrë një pushim të gjatë nga futbolli gjatë sezonit 2024 në MLS për të qenë pranë bashkëshortes së tij pasi ajo u diagnostikua me sëmundjen.