Ish-lojtari i NBA-së, Michael Sweeney, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare, duke shkaktuar trishtim në botën e basketbollit amerikan. Sweeney, i cili luajti në pozicionin e sulmuesit, ishte pjesë e Chicago Bulls dhe New York Knicks gjatë karrierës së tij në NBA. Ai u aktivizua për shtatë vite në elitën e basketbollit amerikan, duke regjistruar 233 ndeshje.
Gjatë kësaj periudhe, Sweeney kishte një mesatare prej 6.5 pikësh dhe 4.5 ribaundesh për ndeshje, ndërsa qëndronte rreth 15.5 minuta në parket.
Pas lajmit për vdekjen e tij, si Bulls ashtu edhe Knicks kanë shprehur publikisht ngushëllimet dhe kanë nderuar kujtimin e ish-basketbollistit. Shkaqet e vdekjes së Michael Sweeney nuk janë bërë ende publike.



