Ylli koreano-jugor Kim Sae Ron u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Seul në moshën 24-vjeçare. Sipas raportimeve, trupi i aktores u gjet nga shoku i saj i cili kishte një takim të planifikuar me të. Autoritetet janë duke kërkuar për shkakun e vdekjes, por asnjë provë për vrasje nuk është gjetur. Sae Ron u bë e njohur për rolet e saj në The Man from Nowhere dhe serialin e Netflix, Bloodhounds.
Ylli i Netflix, e cila filloi karrierën e saj në moshën 9-vjeçare, u përball me reagime të mëdha dhe një shkëputje nga aktrimi pasi u përfshi në një incident me makinë në gjendje të dehur që ndodhi në maj 2022. Për incidentin, ajo u gjobit rreth 13,850 dollarë.
Pasi bëri përpjekje për t’u rikthyer në aktrim, ku përfshihej edhe roli i saj në serialin e vitit 2023, Bloodhounds, Kim vazhdoi të përballej me vështirësi në industri. Ajo thuhet se po planifikonte gjithashtu të kthehej me një emër të ri dhe së fundmi përfundoi xhirimet e Guitar Man. Rolet e tjera të famshme të Kim-it që fituan zemrat e fansave të saj janë në filma si “A Brand New Life”, “The Man From Nowhere”, “A Girl at My Door” dhe drama “Listen to My Heart”.