Regjisori dhe aktori i famshëm, Robert Redford ësht ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Lajmin e raportoi New York Times. Sipas medias prestigjioze amerikane ai ka ndërruar jetë mëngjesin e së martës në shtëpinë e tij në Utah dhe prej disa kohësh s’kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Vdekja e tij u njoftua në një deklaratë nga Cindi Berger, drejtoresha ekzekutive e firmës së publicitetit Rogers & Cowan PMK.

Ajo tregoi se regjisori kishte vdekur në gjumë, por nuk dha një shkak specifik. Redford ka qenë një figurë e rëndësishme midis viteve 1960 dhe 1990, përveçse një simbol seksi, ai ishte një figurë kyçe në kinemanë e angazhuar shoqërisht. Ai gjithashtu promovoi lëvizjen e filmit të pavarur duke krijuar Festivalin Sundance.

Filmat e tij më të shquar përfshijnë “Barefoot in the Park”, “Butch Cassidy”, “The Sting”, “Three Days of the Condor”, “The Great Gatsby”, “All the President’s Men” dhe “Out of Africa”.