Mëngjesin e një dite më parë, Didier Deschamps mori një lajm të trishtë nga vendi i lindjes. Nëna e tij, Ginette Deschamps, ndërroi jetë më 23 qershor.
Si pasojë, trajneri i Kombëtares franceze nuk do të drejtojë seancën stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Norvegjinë.

Po kështu Deschamps nuk do të jetë as në pankinë në sfidën e së premtes për ndeshjen e fundit të Grupit I me trajnerin e nënkampionëve të botës do të kthehet në Francë për funeralin.
Mediat e huaja shkruajnë se, me një marrëveshje me presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, që aktualisht është i pranishëm në grumbullimin e skuadrës, detyra e drejtimit të skuadrës iu besua zëvendësit të Deschamps, Guy Stephan.
Federata Franzese e Futbollit i qëndroi menjëherë pranë trajnerit të Bluve të cilët u kthyen nga Philadelphia për në Boston pas fitores me Irakun dhe pasditen e kësaj të marte u stërvit në Bentley University.

