Një grua ka zbuluar se si arriti që të humbiste rreth 70 kilogramë, duke ndryshuar totalisht mënyrën e saj të jetesës. Alison Hammond postoi disa fotografi në rrjetet sociale, duke treguar ndryshimin drastik.
Prezantuesja e “This Morning” shfaqet e qeshur në fotot e realizuara nga Mikey Phillips, pasi iu nënshtrua një transformimi mahnitës. 50-vjeçarja mbante veshur një bluzë të bardhë me një fund shumëngjyrësh, si dhe një xhaketë xhins.
Alison ka humbur 70 kilogramë në vitet e fundit, pasi zbuloi se ishte paradiabetike. Ajo menjëherë nisi që të kujdesej për shëndetin dhe e nisi nga ushqimi e më pas nga ushtrimet.
“Daily Mail” shkruan se 50-vjeçarja ka humbur peshë pa ndihmën e injeksioneve.
“Kam një trajnerë personale, ajo është e mrekullueshme. Nëse punoj, nuk stërvitem, dal për një shëtitje. Por kur jam në shtëpi, shkoj dhe bëj një seancë me të në mëngjes, vetëm një orë. Mund të shkoj katër ditë në javë”, tha personaliteti televiziv.
Prezantuesja tregoi gjithashtu edhe qasjen e saj ndaj dietës, duke thënë se nuk ka hequr dorë plotësisht nga asgjë, por përqendrohet te ‘moderimi’.
“Nuk i mohoj vetës asgjë, ha gjithçka, por me masë”, ka thënë Alison, e cila ka shtuar se injeksionet për humbje të peshës e kanë ‘frikësuar’ nga historitë e ‘frikshme’ që e rrethonin.
“Mendoj se, për njerëzit që kanë nevojë t’i përdorin, janë një gjë e mirë, por jo për mua, sapo dëgjoj ndonjë histori frikësuese, frikësohem”, ka thënë ajo për “Good Housekeeping UK”.
Alison ka zbuluar se nëna e saj, Maria, vdiq në janar të vitit 2020 nga kanceri i mushkërive dhe mëlçisë, e kjo ka ndikuar në vendimin e saj për të ndryshuar stilin e jetesës.
“Nëna ime kishte diabet të tipit 2 dhe ishte e shqetësuar për mua. Kështu që kur zbulova se isha paradiabetike, kjo ishte e frikshme. Mendova ‘duhet të jem e rritur për këtë’. Ëmbëlsirat duhej të ndaleshin dhe ushqimet yndyrore”, ka thënë 50-vjeçarja që shtoi se përveçse ikën në palestër, ka në dhomën e saj të gjumit edhe pesha. Gjithashtu bën edhe joga.