E ndaluan sepse “ishte shumë i vogël” për të marrë akreditim si gazetar sportiv por Cliver Huamán, 15 vjeç, i njohur si Pol Deportes nuk u dorëzua. Ai mori pajisjet, u ngjit në një nga malet rreth Stadiumit Monumental në Lima, Peru dhe realizoi gjithçka me një celular dhe një tripod.
Teksa 80 mijë tifozë shpërthenin poshtë me brohorima, ai e transmetoi ndeshjen në TikTok me pasion. Transmetimi u bë viral dhe 15-vjeçari u kthye në simbolin më të fortë të javës.



