Që nga prime i parë i “Big Brother VIP 5” që Kristit iu dha avantazhi që të ndante krevatet, ka nisur një debat mes tij dhe Senos. Madje pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Seno vendosi që të mos e linte të fliste.

Mëngjesin e sotëm, Seno herë pas here shkonte te krevati i Kristit për t’a zgjuar. Në një moment ata ishin jashtë së bashku me Angelon.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Zgjodha ti jap Ilirit një plus kundrejt teje, vetëm për faktin se ti eskalon, kurse ai asnjëherë

Seno: Trashe i çik zërin se për Zotin je duke më eksituar

Kristi: Po të eksitoj?

Seno: Po, trashe zërin

Angelo: Aq shumë sa ke qëndruar burrë me burrë, ke ndryshuar mendje. U mërzite që të lanë në krevat tek, mos doje krevat dopio?

Kristi: Po pra, tani ka dashur krevat dopio

Angelo: Ndalu bishë se u miqësuam shumë, ne kemi thënë të punojmë por jo të çmendemi nga puna. Unë nga Seno nuk dua të bëhem kurrë

Seno: Nuk ke shanse