Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Dea Vieri, ka qenë e ftur përmes një lidhje direkte në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.
Dea, aktualisht është me pushime në Tajlandë dhe ka folur më shumë për diferencën që ekziston me pushimet në Shqipëri, duke nisur dhe nga çmimet…
Pjesë nga intervista:
Sa lirë apo sa shtrenjtë kanë kushtuar këto pushime në Tajlandë?
Unë jam duke pushuar në një ishull që quhet Koh Samui, por do të lëviz edhe në ishuj të tjerë ditët në vijim. Megjithatë është jashtëzakonisht shumë lirë. Ti mund të gjesh hotele shumë të mira, për të cilat në Shqipëri për të njëjtin standard kam paguar ndoshta 170 euro nata, ndërkohë këtu mund të paguash 30 euro. Edhe ushqimi është jashtëzakonisht shumë i lirë. Është shumë lirë.
Unë mund të kem një vakt të plotë, të tipit sallatë, ujë dhe një supë, për gati 1 euro. Pastaj në varësi të vendeve që ti zgjedh, edhe në vendet më të mira po të shkosh, një vakt shumë i mirë mund të shkojë fatura maksimumi 10-12 euro. Ndihem shumë e pasur këtu, sepse duke pasur atë traumën e çmimeve të jugut në Shqipëri, mendoj se është komplet ndryshe dhe jam shumë e kënaqur. Mendoj se të gjithë njerëzit duhet ta bëjnë një udhëtim në Azi.



