Ylli i Kansas City Chiefs, Travis Kelce, ka folur hapur për fillimet e lidhjes së tij me këngëtaren Taylor Swift. Konkretisht, në “The Pat McAfee Show”, Kelce tha se ata u takuan disa javë para se Taylor të vinte në lojën e tij në shtator të vitit të kaluar. “Ne e njihnim njëri-tjetrin për rreth një muaj në atë kohë”-tha Kelce. Edhe pse ai e ftoi në ndeshje vetëm tre ditë më parë, Taylor pranoi menjëherë.
Kelce theksoi se sa shumë do të thoshte për të mbështetja e saj dhe kalimi i kohës me familjen dhe miqtë e tij në ndeshje. “Më pëlqen kur Taylor vjen, më mbështet dhe e shijon lojën. Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, me të vërtetë nuk mund ta kisha parashikuar se do të dilte kështu”0pranoi ai. Ai zbuloi gjithashtu se kishte planifikuar t’i dhuronte Taylor një byzylyk miqësie me numrin e tij mbi të gjatë koncertit të saj në Kansas City.
“Më erdhi keq që nuk mundëm të flisnim para ose pas shfaqjes, sepse ajo duhet të kujdeset për zërin e saj duke pasur parasysh se po interpreton 44 këngë. U zhgënjeva pak që nuk arrita t’i jepja atë byzylyk që e bëra posaçërisht për të”, i tha Travis vëllait të tij në podcast-in “New Heights”. Taylor Swift nga ana tjetër ka konfirmuar publikimin e albumit të saj të 12-të në studio, me titull “The Life of a Showgirl”.