Gerta Gixhari është suprizuar mbrëmë gjatë spektaklit nga Vëllai i Madh. Banorja ka marrë një mesazh nga djali i saj.

Teksa banorët ishin në living, në sfond është dëgjuar zëri i djalit të Gertës. Ai i tregon mamit se e ndjekin nga televizori dhe se e mbështesin kudo.

Gjithashtu i biri i dha edhe këshillë që t’a shijojë këtë eksperiencë, të tregojë karakterin e saj dominues dhe të jashtëzakonshëm.

Djali shton se ju mungon pasi është hera e parë që janë pa të. E në fund ai e mbyll duke thënë se ‘po e presin tek oxhaku pasi të ketë marrë çmimin e madh”.

Ndërkohë Gixhari u emocionua shumë nga ky mesazh i të birit dhe shpërtheu në lot.

“Ma, unë jam kthyer nga Kosova, shpresoj të jesh duke ia kaluar mirë në shtëpinë e “Big Brother”. Jemi të gjithë krenarë dhe të ndjekim në çdo hap që ti bën në atë shtëpi. Qëndro e fortë dhe mos u dorëzo, ji vetvetja dhe shijoje këtë eksperiencë. Dije që ne jemi duke të ndjekur nga televizori dhe të japim suport kudo. Ky është momenti për t’i treguar publikut karakterin tënd dominues dhe të jashtëzakonshëm që ne njohim. Na mungon shumë sepse është hera e parë që ne jemi pa ty. Po të presim tek oxhaku pasi të kesh marrë çmimin final. Të përqafojmë fort të tre”, ishte mesazhi i djalit të Oltës.