Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo e shumë shpejt presim këngë të reja prej saj.
Ditën e djeshme brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip 2″, Luiz Ejlli, i cili mesa duket është një mik i vjetër i Ronelës i ka treguar Kiara Titos rreth sëmundjes së tij të rrallë, ku është shprehur gjithashtu se ka vetëm 11 klinika në botë për kurimin e saj. E për këtë Ronela ka postuar një Instastory, ku i uron që të shërohet sa më shpejt. Gjithashtu Ronela shkruan:
Me thënë të drejtën nuk merrem kurrë me komente apo të jap opinione, por uroj me gjithë zemër që ky djali që e njoh që 13 vjeç (kur kemi qenë te Ethet) të shërohet sa më shpejt. U përlota, mbase se jam bërë tepër e ndjeshme kur bëhet fjalë për sëmundje, gjëra që dikush në lule të moshës nuk i meriton kurrë! Jeta është shumë e padrejtë ndonjëherë dhe uroj me gjithë zemër të kthehet vetëm në një kujtim të keq dhe kaq.
Ndërkohë që ajo që ka marrë gjithashtu vëmendjen është edhe reagimi i Kiarës, e cila është shprehur se nëse do të ishin bashkë nuk do ta kishte lënë kurrë.
Luizi: Thonë që është sëmundje e rrallë, 11 klinika janë në botë për këtë. Njëra që jam interesuar ishte e zënë deri në gusht…
Kiara: Nuk kam fjalë! Nëse do ishim bashkë, kurrë s’do të lija…