Ina Aderi është bërë mbrëmë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ajo nuk është pritur aspam mirë nga disa banorë, pasi për herë të parë u transmetua një video e Keijsit duke u puthur me të.
Video në fjalë shkaktoi reagime të shumta mes banorëve si dhe Stelinës, e cila mbrëmë gjithashtu mori një surprizë nga ana e Keijsit.
Nërkohë pas përfundimit të spektaklit të madh, Ina ka patur një diskutim me Keijsin. Biseda mes tyre nxori në pah ndjenja të përziera, keqkuptime dhe një trekëndësh që po trazon shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.
Pjesë nga biseda:
Ina: Ti Keijsi vazhdo aty e ke lënë, ti e di shumë mirë që një puthje nuk përkufizon asgjë, sepse më ke treguar diçka që edhe njerëz të tjerë e kanë dhënë një puthje dikur dhe vazhdojnë të pretendojnë se kanë dashuri për njerëz të tjerë, e mban mend besoj se vetë ma ke thënë, sepse një puthje nuk përkufizon asgjë.
Keijsi: Ina më pyetën pse je i acaruar dhe i mërzit
Ina: Normal që ti nuk ndjehesh mirë kur dy vajza janë në këtë situatë, unë s’kam asgjë, ju mund të vazhdoni aty ku e keni lënë.



