Këtë javë vëmendje ka marrë Ronaldo Sharka, i cili është shprehur për moderatoren e emisionit Kiara Titon, ku ka thënë se ajo nuk është e duhura për prezantimin e emisionit “Kepi i VIP-ave”. Luiz Ejlli  nuk mund të mos reagonte në rrjete sociale lidhur me këto që ka shprehur Ronaldo. Shumë i nervozuar, Luizi ka postuar një video teksa flet gjatë një pushimi nga xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, me të cilin ka ditë që është i angaxhuar dhe i ka kthyer një përgjigje Ronaldos dhe çdo kujt tjetër që ka ‘sulmuar’ Kiarën dhe debati virtual ka vazhduar.

Ditën e sotme Armaldo Kllogjeri ka postuar një foto të Luizit, Kiarës dhe Ronaldois dhe kërkon të dijë se çfarë po ndodh mes tyre, pasi shprehet se nuk ia paska idenë se çfarë ka ndodhur këto ditë dhe shkruan një shkrim me një emoji duke qeshur:

Çfarë po ndodh midis Kiarës edhe Ronaldos apo..?

 

Është përfolur në media se ndaj moderatores janë hapur procedura ligjore, pasi një brand i njohur pretendon se moderatorja e ka kopjuar në koleksionin e rrobave të banjës që ajo ka nxjerrë në treg së fundmi e kjo ka qenë në qendër të vëmendjes. Ditën e sotme Bledi Mane ka bërë një postim në Instastory dhe duket se është një ‘thumb’ për Kiarën. Bledi ka ndarë një foto të një mashkulli pa të brendshme ku shkruan disa fjalë.