Aktori i njohur i humorit, Besart Kallaku, ka publikuar pasditen e sotme një fotografi në “Instastory”, ku ka treguar tatuazhin e ri që ka bërë.

Në foton në fjalë, vëmendjen e ka marrë një tatuazh që mban emrin “Ejona”, një datë dhe një dedikim.

“Ejona 25.12.2025 -Trëndafil në kohë lufte”, shkruhet në dorën e aktorit.

E sigurisht që ndjekësit e aktorit pyesin se kush është ‘Ejona’ dhe se çfarë përfaqëson në jetën e tij? Kallaku nuk e ka shpjeguar duke mos bërë asnjë koment më shumë.

Në këtë foto shfaqet dora e tij dhe dora e një vajze… ndërsa kënga që ka zgjedhur ta shoqërojë është një ‘him dashurie’, me titull: “Do të të dua përgjithmonë”.

A është kjo e dashura e tij? Kjo mbetet ende mister.