Trendi i fotove në stilin e viteve ’80 ka pushtuar rrjetet sociale, me personazhe të njohur që po rikthehen pas në kohë përmes imazheve të krijuara me inteligjencë artificiale. Ndryshe nga shumica e personazheve që iu drejtuan inteligjencës artificiale, Eranda Libohova zgjodhi të sjellë një fotografi të vërtetë nga vitet ’80. Eranda i është bashkuar trendit, por jo përmes AI. Ajo ka publikuar një fotografi origjinale nga ajo periudhë, duke na rikthyer në një tjetër kohë me një foto që nuk ka nevojë për filtra apo teknologji për të marrë vëmendjen e rrjetit.

Me këtë zgjedhje, artistja duket se ka preferuar të sjellë në vëmendje kujtimet reale, ashtu siç ka zgjedhur të jetë gjithmonë: autentike dhe pa pasur nevojë të ndryshojë imazhin e saj për t’iu përshtatur një trendi.