I ftuar në “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçyku ka qenë ish-banori i Big Brother VIP 3, Gazmend Ujkashi. Ata diskutuan dhe komentuan ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP”. Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme.
I pyetur se si ky edicion është në krahasim me vitin e kaluar, ai u shpreh:
Ky është më flu. I yni ishte më toksik, sepse kishte lojtar të përgatitur paraprakisht dhe lojtar shumë të fortë. Domethënë unë mund të marr një 10-çe aty që nga lojtarët sot nuk besoj se ka ndonjë që mund të hahet. Ishin shumë të fortë, por nuk është shumë mirë kur janë shumë të fortë, sepse kalon e gjitha në toksicitet. Mua më pëlqen të jetë flu, siç është ky për shembull që ka si vetvetja shumë raste. Llogaritë që ato do të lëshohen fare në kuptimin e kalkulimeve. Ky tani nuk është i fortë. Ky është flu. Kur them flu domethënë më natyral. Unë them kështu që më i bukuri është dyshi, më korrekti ka qenë njëshi, treshi ishte më toksiku ku isha unë, por nuk vinte se nuk kishte lojtar. Lojtarët e treshit ishin më të fortët se 1,2,3,4, por kjo nuk ishte e mirë.
Më tej, ai shtoi:
Mua për shembull djali, ai e njeh shumë mirë lojën se punon edhe në televizion, më ka thënë që ti je futur në Big-un e paduhur që duhet të ishe futur. Realisht unë, sepse po t’i shohësh të gjithë ata që ishin tek ne, të gjithë kanë kapur nga një emision. Aty janë interesa shumë të forta dhe unë isha një person që hyra për qejf, sepse bëja 60 vjeç, s’kam asnjë problem ekonomik dhe isha vetëm për qejf. Nuk është se isha në një lojë intrigash, sepse asnjëherë nuk do ta bëja dhe nuk do ta bëj se nuk ndryshoj dot në karakter. Por them që të paktën derisa isha unë, ishte një atmosferë humori, pastaj e vura re dhe ma thanë edhe mbrapa kur dolën që me daljen time nuk pati më sens humori, por ishte e gjitha luftë e hapur./TAR