Një histori e pabesueshme ka dalë në dritë në Australia, ku një test ADN-je ka përmbysur jetën e dy motrave binjake dhe familjes së tyre. Gjithçka nisi kur Sasha Szafranski vendosi të bëjë një test ADN-je për të mësuar më shumë rreth origjinës së saj familjare. Por në vend që të konfirmonte historinë që njihte, rezultatet zbuluan diçka krejt ndryshe; rrënjët e saj nuk ishin ato që kishte besuar dhe prindërit biologjikë rezultuan të ishin të panjohur.
Sasha dhe motra e saj kishin lindur përmes fekondimit in vitro (IVF), pasi nëna e tyre, Penny Szafranski, kishte kaluar disa tentativa për të mbetur shtatzënë në vitet ’90. Pas kërkimeve të mëtejshme dhe kontakteve me persona të tjerë, u zbulua se në fakt nëna biologjike e tyre ishte një grua tjetër që kishte kaluar të njëjtën procedurë në të njëjtin spital.
Rezultatet e testeve të mëvonshme të ADN-së konfirmuan dyshimet se binjaket nuk ishin biologjikisht fëmijët e prindërve që i kishin rritur, por të dy personave të tjerë. Dyshohet se në Royal North Shore Hospital është bërë një gabim dhe është implantuar embrioni i gabuar.
“Unë i linda… ishin vajzat e mia”-u shpreh mes emocionesh nëna që i rriti, duke treguar se kurrë nuk e kishte vënë në dyshim lidhjen me to. Tashmë, të dyja familjet kanë nisur hapa ligjorë për të zbuluar saktësisht se çfarë ka ndodhur.




