Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Shtetet e Bashkuara, ku 27-vjeçari Dayton Webber është akuzuar për vrasjen e një bashkëmoshatari pas një konflikti. Webber, i njohur si lojtar profesionist i sportit cornhole dhe një person me amputim të katër gjymtyrëve dyshohet se ka qëlluar për vdekje Bradrick Michael Wells, gjithashtu 27 vjeç, gjatë një debati.
Autoritetet thonë se pas incidentit, i dyshuari është larguar nga vendngjarja me një automjet, duke marrë me vete trupin e viktimës, çka ka rënduar më tej akuzat ndaj tij.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa nuk janë bërë ende publike detaje të mëtejshme mbi motivet e konfliktit. Rasti ka shkaktuar reagime të shumta në media dhe rrjete sociale, për shkak të natyrës së tij të pazakontë dhe profilit të të dyshuarit. Hetimet vijojnë, ndërsa priten zhvillime të reja në ditët në vijim.



