Prej disa kohësh, Sean “Diddy” Combs ndodhet në qendër të një prej gjyqeve më të bujshme të viteve të fundit. Reperi i famshëm përballet me akuza për trafik seksual dhe përfshirje në një organizatë kriminale.

Mediat e huaja shkruajnë se gjatë seancës së fundit të mbajtur të hënën në Nju Jork, juria u përball me prova tronditëse: video të ashtuquajtura “Freak Offs”, të realizuara në hotelin “Trump International”.

Pamjet, që tregonin orgji seksuale në të cilat sipas aktakuzës ishte e pranishme edhe këngëtarja Cassie Ventura, ish-e dashura e Diddy-t, u shfaqën vetëm për jurinë, të pajisur me kufje.

Disa nga anëtaret femra të jurisë u panë teksa lëviznin në mënyrë të parehatshme në vendet e tyre dhe shfaqnin reagime të dukshme shqetësimi.

Gjykatësi Arun Subramanian vendosi më herët të largojë një nga anëtarët e jurisë për shkak të deklaratave kontradiktore rreth vendbanimit të tij.