Presidenti i SHBA, Donald Trump, do të ruajë aeroplanin luksoz që më parë ishte marrë me qira nga ish-Sekretarja Kristi Noem për nevojat e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, dhe ai do të përdoret nga bashkëshortja e tij, Melania Trump, raporton “Daily Beast”.
Marrja me qira e këtij aeroplani, vlera e të cilit arrin disa dhjetëra milionë dollarë, ishte një nga polemikat më të mëdha gjatë mandatit të Noem, dhe thuhet se vendimi për qiranë ishte një nga arsyet që çuan në shkarkimin e saj.

Megjithatë, Trump ka vendosur ta mbajë avionin luksoz, duke i dhënë Melania-s të drejtën e përdorimit.
Sipas raporteve, aeroplani, i cili fillimisht ishte menduar për deportime masive, është pajisur në mënyrë shumë luksoze: ka një krevat dopio, disa banjo, televizor dhe madje edhe një bar.

Disa anëtarë të administratës Trump i thanë “Wall Street Journal” se ky avion është më luksoz se shumica e avionëve të përdorur nga zyrtarët e qeverisë amerikane.
Paratë për qiranë e avionit u siguruan nga buxheti i destinuar për deportime, një nga përgjegjësitë kryesore të ministrisë së udhëhequr nga Noem.
