Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë ditët e pushimit në Itali së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin Callum Turner, në atë që raportohet si muaji i tyre i mjaltit pas martesës.
Sipas mediave ndërkombëtare dhe fotove të shpërndara në rrjetet sociale, çifti është parë fotografuar gjatë një dite relaksi në det, ku kanë kaluar momente intime dhe të qeta larg angazhimeve publike.
Në qendër të vëmendjes ka qenë paraqitja e artistes, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen me linjat e saj të tonifikuara, duke u kthyer në një nga temat më të komentuara në rrjet, ku fansat kanë reaguar gjerësisht për formën e saj fizike dhe pamjen e kuruar.












