Së fundmi aktori i njohur i Hollywood-it, Jason Momoa, ka zbuluar një prej përvojave më të frikshme të jetës së tij, larg kamerave dhe skenave të filmave aksion. I ftuar në podkastin “Smartless”, 46-vjeçari tregoi se në vitin 2007 u përball me një aksident të rëndë gjatë surfing-ut në Maui, në një nga zonat më të rrezikshme të njohura si “Jaws”.

Momoa kujtoi se dallgët gjigante dhe rrymat e fuqishme e lanë të bllokuar pa mundësi shpëtimi, ndërsa lodhja e çoi deri në pikën e dorëzimit.

Trupi im ndaloi, nuk mund të lëvizja më. Thjesht rashë poshtë dhe mendova se gjithçka kishte mbaruar

Në ato momente kritike, aktori tha se i erdhi në mend vajza e tij e porsalindur, Lola, gjë që i dha forcën për të luftuar edhe pak më shumë. Fatmirësisht, një nga miqtë e tij arriti ta shihte dhe ta ndihmonte, megjithëse rrymat e forta i detyruan të largoheshin më tej nga bregu dhe të humbisnin dërrasat e surfimit. Momoa u shpëtua, por përvoja e la të tronditur.

Aty mendova se hoqa dorë nga jeta ime. Ishte sikur vdiqa për pak çaste.

Kjo përballje me vdekjen solli edhe një kthesë të madhe në jetën e tij personale. Momoa zbuloi se deri në atë kohë pinte deri në tre pako cigare në ditë, por pas aksidentit vendosi të linte duhanin përfundimisht, një vendim që nuk kishte arritur ta merrte as për fëmijët e tij.