Amber ka marrë sot komplimente për format e saj trupore nga dy banore të “Big Brother VIP 4”. Teksa ndodhej e ulur në divanet në oborr, Arsida dhe Rozana i komentuan trupin.
Ishte Arsida e para që nisi me komplimentet duke i thënë “trupin e ke super bishë” dhe Rozana shtoi: “Kështu ka qenë përherë, madje më e dobët”.
Rozana shton se ‘vetëm flokët i ka patur të hollë gjithmonë’ e këtu Amber shprehet se kur të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, mund t’i bëjë zero dhe t’i zgjaten e t’i trashen më shumë.
Pjesë nga biseda:
Arsida: Trupin e ke super bishë Amber
Rozana: Po kështu ka qenë përherë, madje më e dobët
Amber: Kështu kam qenë gjithmonë, më e dobët
Rozana: Shumë më e dobët
Amber: Më e hollë
Arsida: Super bishë se ke forma, të gjitha në ekuilibër
Rozana: Flokët i ka patur të hollë gjithmonë
Arsida: Flokët i ke të tuat apo?
Amber: Ekstejshën
Arsida: Nuk të duken
Amber: Do ma japë një mendje ndonjë ditë pasi të dal nga këtu që ti bëj zero. Të vë një paruke dhe ti trash pastaj
Arsida: Të të zgjaten
Amber: Po që të zgjaten