Sot pasdite në oborr tek Lori Caffe, Aldo dhe Mikela po kërcenin nën ritmet e muzikës që ishte vendosur në sfond ndërsa Rizarta ishte ulur aty pranë u afrua edhe Valbona. Banorja filloi të kërcente me Aldon dhe Mikelën kur në një moment Aldo i thotë se iu skuq burri nga xhelozia, ndërkohë që ajo i përgjigjet duke thënë se nuk ka arsye pse të xhelozojë.

Pjesë nga biseda: 

Aldo: T’u skuq burri nga xhelozia.

Valbona: Jo more, nuk është xheloz, pse duhet të jetë xheloz ai? Pse duhet të bëhet xheloz? Edhe ai foli me Rizartën unë nuk u bëra xheloze.

Aldo: Ti nuk je xheloze, ai është. 

Rizarta: Mos u shqetëso sepse nuk kemi folur asgjë të keqe. 

Valbona: Mirupafshim.