Këngëtarja e njohur Altuna Sejdi, e njohur si Tuna, ka folur për herë të parë hapur rreth ndarjes nga ish-partneri i saj, muzikanti Patris Berisha. Ajo ndau momente nga jeta personale që rrallëherë i ka komentuar publikisht.
Tuna rrëfeu periudha të vështira që kanë shoqëruar marrëdhënien e tyre, duke përfshirë sfidat gjatë shtatzënive dhe mungesën e lumturisë në martesë. Ajo theksoi se ndarja nuk erdhi për shkak të ndonjë arsyeje të vetme apo ndonjë ngjarjeje të madhe, por si rezultat i akumulimit të vështirësive me kalimin e kohës.
Në intervistë, ajo tregoi edhe për momentet e vetmisë dhe tërheqjes nga publiku gjatë shtatzënisë së dytë, duke zgjedhur ta mbajë të fshehtë për një kohë të gjatë.
Pavarësisht ndarjes, Tuna dhe Patrisi kanë mbetur të përkushtuar ndaj rritjes së dy djemve të tyre, Tian dhe Zen, dhe së fundmi janë parë bashkë në ditëlindjen e tyre. Kjo tregon përpjekjen për të ruajtur një marrëdhënie bashkëprindërore të shëndetshme, përtej ndryshimeve në jetën personale.