Këngëtari i famshëm, Justin Bieber, është përballur së fundmi me kritika për përfshirjen e djalit në promovimin e albumit të tij të rij, “Swag II”. 31-vjeçari ka publikuar më 5 shtator disa fotografi ku shfaqet në shtëpi me të birin 1-vjeçar, Jack Blues Bieber.
Disa nga ndjekësit e tij e konsideruan këtë veprim të papërshtatshëm, ndërkohë Britnery Spears ka vendosur që t’i dalë në mbrojtje.
43-vjeçarja ka bërë në ditë më parë në postim në “Instagram”, ku ndau me ndjekësit e saj një foto bardh e zi të Justin dhe djalit të tij.

“Turp për ata që e gjykuan shtëpinë time me pizhame!!! Jam e dashuruar me këtë fotot!!! Shumë e bukur!!! 📷: @lilbieber”, ka shkruar këngëtarja bashkëngjitur me foton në fjalë.
Këngëtari i hitit “Peaches” vazhdon të postojë foto me Jack-un, duke ruajtur privatësinë e tij dhe duke mos i treguar fytyrën. Në një tjetër postim më 8 shtator, ata shiheshin duke kaluar kohë, përballë ujit.