Edhe pse “Big Brother VIP 2” ka përfunduar, duket se dramat vazhdojnë dhe jashtë reality show-t.

Luizi dhe Dea janë përfshirë në një përplasje të fortë, pasi ky i fundit, teksa ishte në Shkodër solli në vëmendje faktin që moderatorja e ka cilësuar qytetin provincë. Ai duke kënduar tha se Shkodra  nuk ishte provincë dhe e përdori këtë gjë për të ofenduar rëndë Dea Mishel, teksa iu drejtua me vargjet e këngës “kush na ka inat iu q*** nona”.

Këto pamje u bënë virale në rrjet dhe Dea Mishel ka reaguar duke thënë se është ndjerë e ofenduar.

“E para, unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje, turp burrë 40 vjeç, për një lojë.

E dyta, unë s’kam inate me ty, sepse kam kohë që jam prezente në TV, dhe kam punë të qëndrueshme, madje më bëhet qejfi që të punosh e të kesh mundësi sa më shumë. Po ti je i pangopur për famë dhe vëmendje, vazhdon luftën me mullinj ere.

E treta, s’kam thënë kurrë që Shkodra është provincë, e provincat s’kanë asgjë të keqe. Çdo vend është i bekuar, unë Shkodrën e adhuroj. Kam thënë që ti Luiz ke mentalitet provinciale, që vazhdon e vërteton me këto video.”

Më tej Dea Mishel bën dhe një përshkrim të mentalitetit të provincës, që sipas saj e reflekton personazhi Luiz Ejlli.

“Mendjengushtësi e shoqëruar me mungesë informacioni që reflektohet në përditshmëri duke mos pranuar njerëz apo opinione ndryshe nga të tuat”, shkroi Dea Mishel.