Një debat me tensione ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip 5 mes Selin dhe Juelës.

Gjatë debatit Juela ka komentuar dasmën e Selin dhe Gimbos dhe i është drejtuar Selin që gjatë puthjes me banorin ajo ka menduar Mirin.

Ndërkohë Selin u shpreh që i ka dhënë mundësin Juelës që të tregojë fytyrën e saj të vërtetë dhe që është turp të ketë një shoqe si ajo.

Pjesë nga debati:

Selin: O negative, je e papranuar për vajzën që je, nuk të honeps asnjë nga vajzat o negative.

Juela: Unë doja të isha dëshmitare e një dashurie që nuk ekziston

Selin: Unë të dhashë mundësinë të tregoje fytyrën tënde të vërtetë, sa smirushe je.

Juela: Ça fati do kesh ti të kesh një person të vërtetë dhe shpirt bardhë si puna ime, por ti e ke humbur veten. Ti e ke si maskë këtë dasmë, nuk e ke të vërtetë. Si nuk derdhe një pikë lot, derdhi kunata jote.

Selin: Përjetimet e emocioneve të mia do të m’i tregosh ti? Kush je ti të tregosh përjetimin e emocioneve të mia? Kush dreqin?

Juela: Po mirë moj, pse lotoi kjo. Kunatën do ta mbash prapë në shtrat se finalja është afër Selin, ti s’ke me e fituar me Gimbon

Selin: Ti po e shet veten për finale, me Rogertin, burrë i martuar që i rri para dhe mbrapa.

Juela: Ti e ke shitur veten që në fillim, nuk mund të më krahasosh. Je kaq e pisët në këtë lojë sa ke nevojë dhe të tjerët të bëhen pis si ti.

Selin: Unë nëse po e shes, po e shes me atë që martova. Juela Nikolli je vajza më e lig që kam njohur në jetën time. Je e zezë.

Juela: Jam vajza më e lartë dhe më beso se do ta nxjerr fytyrë në pah, sa false dhe si po e përdor atë djalë.

Selin: Turp për çdo vajzë që të ka afër. Turp me të patur ty shoqe.

Juela: Mos u kap më shoqet e mia.

Selin: Ti të jesh shoqja ime është e turpshme. Ti nuk ke për të gëzuar kurrë në jetë. T’a tregon fytyra.

Juela: Unë jam e gëzuar. Ty t’a tregon syri, ku puthe Gimbon duke menduar për Mirin.

Selin: Juela je e turpshme, je e pambushur.

Selin dhe Gimbo kurorëzuan ‘dashurinë e tyre’ mbrëmjen e djeshme, ku Rogerti ishte kundër kësaj martese ku mbajti një fjalim që pse ata nuk duhet të martoheshin, ndërkohë Juela gjatë gjithë kohës i thoshte çiftit që janë false dhe që Selin  nuk ka ndenja për Gimbon, por për Mirin.